Shkupi e ka fituar derbin shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Të dielën, Shkupi fitoi 2:0 ndaj Shkëndijës së Tetovës. Ndeshja është luajtur në Kërçovë. Freddy Alvarez shënoi për 1:0 në minutën e 36-të, ndërsa Kristijan Naumovski vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 90-të.
Ndeshja i ka takuar javës së 19-të të kampionatit të Maqedonisë së Veriut. Shkupi është i dyti me 37 pikë.
Shkëndija është e treta me 28 pikë. Të dy skuadrat i kanë nga 17 ndeshje.
Udhëheq skuadra tjetër shqiptare, Struga, me 38 pikë. Struga luajti vetëm 1:1 në udhëtim te Tikveshi. Valentin Koçoski shënoi në minutën e 87-të për pikën e Strugës.