Sport

Muriqit nuk i pëlqen aspak VAR-i

Vedat Muriqi - Mallorca
 

Sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqit aspak nuk i pëlqen sistemi VAR. Të enjten, futbollisti i Mallorcas ka thënë se arsyeja që nuk i pëlqen VAR-i, është se kur shënon gol nuk mund të gëzohet pa u konfirmuar se gjithçka ishte në rregull. Kështu, ka shkruar “Mundo Deportivo”.

“Më përpara kur kë shënuar gol, je gëzuar dhe ke mundur ta shprehësh gjithë gëzimin, por tani duhet të presësh VAR-in të konfirmoj se gjithçka ishte në rregull”, ka thënë Muriqi.