Sport

Veliu huazohet tek Istanbulspori

 

Sulmuesi i krahut Valmir Veliu është huazuar deri në fund të sezonit te skuadra e Istanbulsporit. Veliu është pjesë e Gaziantepit, por do të luajë deri në fund të sezonit aktual te skuadra tjetër elitare e Turqisë. Gaziantepi dhe Hatayspori janë tërhequr nga garat pas tërmetit të rëndë që e goditi Turqinë më datën 6 shkurt. Federata e Futbollit e Turqisë ua ka lejuar klubeve regjistrimin edhe të dy lojtarëve të huaj deri në fund të këtij edicioni. Sulmuesi Veliu pret të ketë hapësirë edhe në radhët e Istanbulsporit. Ai ka theksuar se do ta jep maksimumin për ta ndihmuar ekipin që të mbijetojë në elitën e futbollit turk.

“Në tre muajt e ardhshëm do të luaj në formë huazimi te skuadra e Istanbulsporit. Më pas do të kthehem tek ekipi im, por për aq kohë sa do të jem pjesë e Istanbulsporit do ta jap më të mirën nga vetja. Do të jap maksimumin për ta ndihmuar ekipin. Shpresoj të kem paraqitje të mira për të arritur edhe më lart”, ka thënë Veliu të mërkurën për KOHËN.