Sergio Busquets do të largohet nga Barcelona në verë për ta vazhduar karrierën në SHBA, ka bërë të ditur “Mundo Deportivo”.
Mësohet se mesfushori ka marrë vendim për t’i dhënë fund karrierës në Evropë dhe tashmë po shqyrton ofertat nga skuadrat amerikane.
Ai po ashtu ka njoftuar Barçën se nuk është i interesuar për ta vazhduar bashkëpunimin përtej këtij sezoni.
Busquets në verë do të mbetet lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Barcelonën, ekip për të cilin ka debutuar në vitin 2008. 34-vjeçari është kapiten i Barcelonës dhe këtë sezon ka vetëm një asistim në 27 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.