Pep Guardiola mund ta marrë drejtimin e PSG-së nëse largohet nga skuadra e Manchester Cityt në fund të këtij sezoni.
“Fichajes” ka njoftuar të premten se drejtuesit e Parisit po monitorojnë situatën e Guardiolas te kampioni i Anglisë.
Guardiola ka gjasa të largohet nga City, i cili së fundmi është akuzuar nga Premier League për mashtrim financiar dhe mund të penalizohet me pikë apo të përjashtohet nga liga, nëse shpallet fajtor.
Trajneri spanjoll po shihet i duhuri për ta udhëhequr Parisin prej sezonit të ardhshëm dhe për ta zëvendësuar francezin Chrostophe Galtier në verë.
Guardiola është në krye të Cityt prej vitit 2016 dhe së fundmi ka rinovuar kontratën deri në vitin 2025. Nën drejtimin e tij City ka fituar 4 tituj kampioni të Anglisë.