Sport

Barça vazhdon me Busquetsin, kërkon Pavardin

Barcelona po synon që në verë të mbajë lojtarët kryesorë të skuadrës dhe të bëjë përforcime të reja.

Mediumi i afërt me skuadrën “blaugrana”, “Mundo Deportivo”, ka shkruar të enjten se skuadra synon t’ia vazhdojë kontratën kapitenit Sergio Busquets dhe në verë të tentojë ta afrojë mbrojtësin francez, Benjamin Pavard, nga skuadra e Bayern Munichut.

Për Pavardin, Barcelona është e gatshme të dhurojë rreth 30 milionë euro.

Kontrata e mbrojtësit francez skadon në vitin 2024.