Sport

“Bllazheviq bashkoi shqiptarët nën okupim”, Prishtina kujton legjendën kroate

FC Prishtina e ka kujtuar legjendën kroate Miroslav Qiro Bllazheviq si një njeri që bashkoi shqiptarët përreth klubit në kohën e okupimit, duke shtuar se emri i tij është shkruar me shkronja të arta në klubin kryeqytetas.

Bllazheviq vdiq të mërkurën në moshën 87-vjeçare. E kishte drejtuar Prishtinën për një sezon 1984/85, duke e ngjitur në elitën e futbollin jugosllav.

Trajneri i mirënjohur kroat, Miroslav Blazheviq ka ndërruar jetë të martën. Blazheviq i njohur si Çiro ka qenë trajner i Prishtinës në vitet 1984/85 në ish-ligën federative të ish-Jugosllavisë. Ai erdhi te Prishtina si shpëtimtar dhe si i tillë u largua derisa e drejtoi gjeneratën e artë të Prishtinës”, ka shkruar Prishtina në Facebook.

“Blazheviq e drejtoi me shumë pasion e dashuri Prishtinën në vitet e vështira të popullit tonë nën okupim duke u dhënë zemër e bashkuar të gjithë shqiptarët përreth klubit dhe stadiumit të qytetit. Emri i tij tashmë është shkruar më shkronja të arta në klubin tonë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të klubit bardhekaltër.