Sport

Basketboll, klubet gjobiten për zbrazjen e palestrave

Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi janë gjobitur me të holla nga Komisari i Garave pranë Federatës së Basketbollit të Kosovës. Këto klube kanë marrë gjoba për shkak të zbrazjes së palestrës në Suharekë dhe Gjakovë.

Të dyja palestrat u zbrazën në fund të ndeshjeve Ylli - Bashkimi respektivisht Vëllaznimi - Trepça për shkak të fyerjeve të tifozëve në drejtim të FBK-së dhe kreut të saj.

Si Ylli ashtu edhe Vëllaznimi kanë marrë gjoba në vlerë prej 400 eurosh, bazuar në nenin 40.9 të propoziciove të garave për "anim dhe sjellje josportive të shikuesve ndaj policisë, sigurimit, institucioneve, FBK, etj".

Bashkimi ka marrë gjobë prej 200 eurosh, sikurse Sigal Prishtina për gabime teknike apo përjashtim të lojtarit apo trajnerit sipas propozicioneve të garave.