Mesfushori David Silva do të jetë pjesë e skuadrës së Real Sociedadit edhe pas përfundimit të sezonit aktual. “AS” njofton të mërkurën se Silva është në negociata me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës që i skadon në verë.
Te Sociedadi po shpresojnë që të arrijnë marrëveshjen brenda këtij muaji, ndërsa Silva me rinovimin e kontratës do të mbetet në klub deri në fund të sezonit të ardhshëm.
Ai iu bashkua Sociedadit në vitin 2020 si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Manchester Cityn dhe këtë edicion ka 2 gola e 4 asistime në të gjitha garat.