Sport

Al-Hilali në finale të Botërorit për klube

 

Skuadra nga Arabia Saudite, Al-Hilali, është kualifikuar në finale të Kupës së Botës për klube të FIFA-s. Al-Hilali mposhti të martën mbrëma skuadrën braziliane Flamengo në gjysmëfinale me rezultatin 3:2.

Dy golat e parë, Al-Hilali i shënoi në pjesën e parë, në minutën e katërt nëpërmjet dhe në minutën e nëntë shtesë të pjesës së parë. Të dy golat nga penalltia i realizoi Salem Al Dawsarit. Golin e tretë e shënoi në minutën e 70-të, Luciano Vietto.