Giroud nis bisedimet për rinovimin e kontratës me Milanin
Sulmuesi francez, Olivier Giroud dhe menaxheri i tij këtë javë do të takohen me drejtuesit e skuadrës së Milanit për rinovimin e kontratës, pasi marrëveshja aktuale do të skadojë në qershor.
Sulmuesi i Milanit ishte shënjestër e disa skuadrave gjatë janarit. Ndër klubet më të interesuara ishte Evertoni.
36-vjeçari pritet ta vazhdojë për një vit kontratën me klubin kuqezi.
Në sezonin aktual në 27 ndeshje, ai ka shënuar dhjetë gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime.