West Hami refuzoi ofertën 100 milionëshe të Unitedit për Ricen
West Hami ka refuzuar ofertën prej 100 milionë euro të Manchester Unitedit për Declan Ricen. Kështu kanë raportuar mediume të ndryshme në Britani.
Për lirimin e mesfushorit, West Hami kërkoi 120 milionë euro. 24-vjeçari me klubin anglez ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Ai sezonin aktual ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me dy asistime në 21 paraqitje në Premier League. Dy gola ka shënuar edhe për Anglinë në 39 paraqitje.