Sport

Parisi paralajmëron se në Olimpiadë nuk do të ketë asnjë ekip rus nëse lufta vazhdon

FOTO: AP
 

Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, thotë se nuk duhet të lejohet asnjë delegacion rus në Lojërat Olimpike të Parisit, vitin e ardhshëm, nëse Moska vazhdon luftën e saj kundër Ukrainës. Hidalgo më parë tha se garuesit rusë mund të merrnin pjesë nën një flamur neutral, por ajo u tërhoq nga kjo ide të martën në një intervistë me median franceze “France Info”.

Duke pranuar se një vendim përfundimtar i takon Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Hidalgo tha se dëshironte që sportistët rusë të ndaloheshin “për sa kohë që ekziston kjo luftë, ky agresion rus ndaj Ukrainës”.