Sport

Delegacioni kosovar i mundjes arrin në Stamboll

 

Pas shumë peripecive dhe tmerrit të përjetuar nga tërmeti që goditi Turqinë, të hënën në orët e para të mëngjesit, delegacioni i Kosovës në mundje të martën ka arritur në Stamboll.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Federata e Mundjes së Kosovës ka njoftuar se delegacioni prej gjashtë anëtarësh tashmë është në Stamboll dhe së shpejti pritet të kthehet në Kosovë.