Flamengo synon kalimin në finale të Kupës së Botës për klube
Foto: AP
Gjiganti brazilian, Flamengo, zhvilloi seancën e fundit stërvitore në Rabat të hënën, një ditë para takimit gjysmëfinal të Kupës së Botës për klube të FIFA-s.
Klubi brazilian përballë do ta ketë Al Hilalin e Arabisë Saudite.
Kampionët aktual të Copa Libertadores zhvilluan stërvitjen e tyre të fundit përpara se të fluturonin për në Tangier të Marokut, ku do të zhvillohet ndeshja. Ndeshja nis nga ora 20:00. Fituesi i ndeshjes do ta pres fituesin e ndeshjes Real Madrid – Al Ahly.
Kundër skuadrës nga Egjipti, Reali përballet të mërkurën po ashtu nga ora 20:00.