Sport

Mancini po dyshohet se kishte marrë pagë dyfishë më të madhe te City se që kishte raportuar

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini thuhet se kishte një marrëveshje të fshehtë me Manchester Cityn për të marrë dyfishin e pagës së tij të deklaruar gjatë periudhës së tij katërvjeçare në klub.

“The Times” raportoi se gjigantët anglez janë akuzuar nga Premier League për mbi 100 raste që datojnë që nga sezoni 2009/2010, viti i parë i Mancinit në City.

City mund të dënohet me zbritje të pikëve deri te përjashtimi i mundshëm nga Premier League.