Barcelona pritet të jetë pa Sergio Busquetsit në ndeshjen kundër Manchester United.
Barcelona do të përballet kundër Unitedit më 16 shkurt, në kuadër të Ligës së Evropës.
Klubi spanjoll të hënën ka njoftuar se mesfushori 34-vjeçar ka lënduar ligamentin e këmbës së majtë dhe nuk pritet të kthehet deri më 20 shkurt. Ndeshja e kthimit në mes të Barcelonës dhe Unitedit do të zhvillohet më 23 shkurt.