Skuadra e Prishtinës ka kaluar në epërsi ndaj Dukagjinit në ndeshjen e 1/8 së finales të Kupës së Kosovës.
Prishtina ka zhbllokuar rezultatin në minutën e nëntë nëpërmjet sulmuesit Leotrim Kryeziu, i cili shënoi nga afërsia. Goli i Kryeziut u konfirmua edhe nga sistemi VAR, pasi fillimisht u anulua për pozitë jashtë loje.
Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, ndërsa Prishtina është në cilësinë e vendasit. Dueli është shtyrë për 24 orë, pasi të dielën nuk u zhvillua shkaku se fusha me bari artificial ishte e ngrirë.