Sport

EJU: Distria nuk pati telashe, kaloi lehtë kundërshtaret

Sajti zyrtar i Unionit Evropian të Xhudos ka shkruar se Distria Krasniqi ka dominuar në kategorinë deri 52 kilogramë në Grand Slamin e Parisit.

Distria fitoi të artën Vjet isute ndalur në finale nga Amandine Buchard, ndërsa këtë herë francezen e mposhti në gjysmëfinale.

EJU ka shkruar se kosovarja ishte garuese tjetër këtë herë.

“Ajo nuk ka pasur probleme me asnjërën kundërshtare dhe ka kaluar lehtë nëpër kategorinë deri 52 kilogramë për të fituar në fund”, ka shkruar EJU.

Distria ka thënë se ka mësuar nga ajo humbje e vitit të kaluar.

“Vitin e kaluar po luftoja për herë të parë me Amandine dhe ajo është xhudiste aq e madhe. Nuk gjeta mënyrë për ta mposhtur, por e kam shikuar atë luftë dhe prej secilës humbje unë mësoj. Kështu që sot ishte dita ime”, ka thënë Distria.