1 perditesime
Sport

Fitore bindëse e Trepçës në Gjakovë

Fitore bindëse e Trepçës në Gjakovë
Foto: Ilustrim/Arkiv
21:10

Fitore bindëse e Trepçës në Gjakovë

Trepça nuk ka pasur telashe për të vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në basketboll. Të shtunën mbrëma në Gjakovë, Trepça e mposhti Vëllaznimin me rezultatin bindës, 87:71.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 21-të të kampionatit të Kosovës. Trepça tani ka 12 fitore e nëntë humbje. Ndërkohë Vëllaznimi ka pësuar humbjen e 13-të. I ka edhe tetë fitore.

Mikaile Tmushiq i Trepçës realizoi 13 pikë, pesë kërcime e katër asistime. Drilon Hajrizi i kishte 20 pikë, katër kërcime e tri asistime. Me 16 pikë kontribuoi Erjon Kastrati. Jahi Carson ishte më i miri te Vëllaznimi me 16 pikë. 21 pikë, por edhe shumë gjuajtje të pasakta, kishte Jordan Harris.

Palestra u zbraz dy minuta para fundit, pasi fare pak shikues kanë drejtuar fyerje ndaj kryetarit të FBK-së, Arben Fetahu. Ndërprerja ka zgjatur rreth 20 minuta.

20:37

Ndërpritet ndeshja në Gjakovë

Është ndërprerë ndeshja në Gjakovë mes Vëllaznimit dhe Trepçës.

Për shkak të fyerjeve ndaj kryetarit të FBK-së, dy minuta para fundit ndeshja është ndërprerë nga gjyqtarët.

Trepça po udhëheq bindshëm në Gjakovë.

Ndeshja pritet të vazhdojë pas largimit të shikuesve nga palestra.