Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli forcohet me një fundor amerikan

Fundori Wes Washpun është përforcimi më i ri i skuadrës së Golden Eagle Yllit. Kampioni në fuqi i Kosovës, të premten e ka prezantuar 29-vjeçarin, i cili do të jetë pjesë e ekipit për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Tek Ylli e vlerësojnë amerikanin 185 centimetra si përforcim të duhur, duke u bazuar në përvojën e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Së fundmi, Washpun ka luajtur në Meksikë te skuadra Guaymas, ku ka pasur një mesatare prej 14 pikëve, 3 kërcimeve dhe katër asistimeve për ndeshje.

Ndërkohë, në Evropë, ai ka bërë karrierë në Angli, Finlandë, Gjermani, Greqi, Letoni e Poloni. Ka qenë pjesë e klubeve si Astoria, Larisa, Ventspils e Riesen Ludwigsburg.