Sport

Juventusi kalon Lazion në çerekfinale të Kupës

Juventusi ka bërë vend në gjysmëfinale të Kupës së Italisë në futboll.

Të enjten mbrëma, Juve fitoi ndaj Lazios me rezultatin 1:0. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi mbrojtësi Bremer në minutën e 44-t.

Në gjysmëfinale, Juventusi luan me Interin.

Më 4 apo 5 prill është ndeshja e parë në Milano, ndërsa më 25 apo 26 prill skuadrat takohen në Torino.

Në gjysmëfinalen tjetër takohen Cremonese e Fiorentina.