Sport

Distria, bartësja e parë në garën prestigjioze të Parisit

 

Distria Krasniqi ende nuk është e para në ranglistën botërore në kategorinë deri 52 kilogramë. Por në mungesë të britanikes Chelsie Giles, Distria do të jetë bartëse e parë në Grand Slamin e Parisit, garën më prestigjioze të xhudos.

Luftërat finale në Paris zhvillohen zakonisht para rreth 15 mijë shikuesve. Dhe kjo e bën të veçantë garën në kryeqendrën franceze.