Sport

Darmian rinovon kontratën me Interin deri më 2024

Mbrojtësi i krahut, Matteo Darmian do të jetë pjesë e skuadrës së Interit edhe përtej sezonit aktual. Darmian të enjten ka rinovuar kontratën që i skadonte në fund të këtij sezoni dhe do të bartë fanellën e Interit deri në verën e vitit 2024, ka njoftuar ekipi nga Serie A.

“Interi ka kënaqësinë të njoftoj se Matteo Darmian është pajtuar ta rinovojë kontratën me klubin; ai do të mbetet tek Interi deri më 30 qershor të vitit 2024”, ka njoftuar Interi.

33-vjeçari këtë sezon ka dy gola e po aq asistime në 22 paraqitje në të gjitha garat për Interin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020.

Ai karrierë ka barë edhe te Parma, Manchester Unitedi, Torino, Palermo, Milani e Padova. Ka edhe 36 paraqitje dhe 1 gol të shënuar me Përfaqësuesen e Italisë.