Sport

Ziyech i kthehet Chelseat në stërvitje

Hakim Ziyech ka stërvitur të enjten me skuadrën e Chelseat pasi i dështoi kalimi te skuadra e PSG-së.

Trajneri i Chelseat, Grahm Potter zbuloi se mbrojtësi maroken ishte i pranishëm në stërvitjen e mbajtur në mëngjes.

“Ai është kthyer. Ai stërviti këtë mëngjes. Këto histori nuk do të jenë as të parat e as të fundit. Ai është profesionist. Ai e kupton. Ai është i përkushtuar dhe i gatshëm. Ai do të jetë lojtar i rëndësishëm për pjesën tjetër të sezonit”, ka hënë Potter.

Sulmuesi 29-vjeçar me Chelsean ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

Sezonin aktual ka luajtur vetëm dhjetë ndeshje në Premier League.