Sport

Mbappe mungon ndaj Bayernit, tri javë jashtë fushe

 

Paris Saint-Germaini do të jetë pa sulmuesin kryesor, Kylian Mbappe në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Bayernit që zhvillohet më 14 shkurt.

Ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në këtë ndeshje për shkak të lëndimit që e pësoi në duelin e fundit të PSG-së, të cilin e fitoi të mërkurën mbrëma ndaj Montpellierit.