Sulmuesi i krahut, braziliani Raphinha, do të jetë pjesë e Barcelonës edhe pas sezonit aktual. Përkundër spekulimeve për largimin e tij në verë, te Barcelona janë të vendosur që mos ta shesin Raphinhan, i cili ka pasur një fillim të vështirë te klubi spanjoll.
Është trajneri Xavi Hernandez, i cili ka besim të plotë në 26-vjeçarin dhe ka kërkuar mbajtjen e tij edhe për sezonin e ardhshëm.
Raphinha para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Barcelonës nga Leeds Unitedi për 50 milionë euro dhe me ekipin nga La Liga ka kontratë deri në vitin 2027. Deri më tani Raphinha ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 7 asistime në 28 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.