Sport

Të kategorizuar si trajnerë edhe drejtues federatash e sportistë aktivë

 

Vitin e kaluar, Sabri Dragusha ishte i renditur në vendin e 12-të në listën e trajnerëve që përfituan financiarisht nga Rregullorja për Kategorizimin e Sportistëve dhe Trajnerëve. Vlerësimi ishte bërë nga Komisioni për Kategorizimin e Sporteve, Sportistëve dhe Trajnerëve i caktuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës. Trajneri Dragusha, që mban edhe postin e sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Bodibildingut dhe Fitnesit të Kosovës, kishte dhjetë pikë në kategorizim. Në listën e trajnerëve përfitues vjet ishte edhe Esat Lata, po ashtu nga sporti i bodibildingut. Lata është kryetar i Federatës së Bodibildingut dhe Fitnesit të Kosovës. Por, Lata ishte dukshëm më lart i ranguar se Dragusha. Ishte i pesti me 17.5 pikë.

Image