Sport

Stenmark: Shiffrini meriton të ma thyejë rekordin

Skitarja amerikane, Mikaela Shiffrin, është në prag të thyerjes së rekordit që aktualisht e mban suedezi Ingemar Stenmark, me 86 fitore në Kupën e Botës në skijim. Shiffrini ka 85 fitore dhe është 27-vjeçare.

Por, nëse ajo e thyen rekordin e suedezit, nuk do të ishte problem për Stenmarkun.

“Mika e meriton shumë të ma thyejë rekordin. Dhe do të isha i lumtur për të nëse e arrin një sukses të tillë. Ajo është skitare e mrekullueshme”, ka thënë Stenmark për “Kronen Zeitung” të mërkurën.