Sport

Selmani vazhdon karrierën në Danimarkë

Astrit Selmani

Sulmuesi i kohëpaskohshëm i Kosovës, Astrit Selmani, e vazhdon karrierën në Danimarkë. Ai është huazuar të martën te skuadra Midtjylland nga skuadra izraelite Hapoel Beer Sheva. Midtjyllandi në edicionin e kaluar ishte nënkampion i Danimarkës.

Huazimi është i vlefshëm deri në fund të edicionit, ndërsa në marrëveshje është opsioni për kalim të plotë të 25-vjeçarit në skuadrën daneze. Selmani është i lindur e i rritur në Suedi. Ka shkëlqyer te Varbergs BoIS dhe Hammarby, ndërsa verën e kaluar u transferua te Beer Sheva.

Por në Izrael nuk shfaqi shumë dhe ka vendosur për kalim në Danimarkë. Ai për Kosovën ka një gol në pesë paraqitje. Midtjyllandi aktualisht mban vendin e shtatë në kampionatin danez.