Mallorca ka huazuar mesfushorin Manu Morlanes nga Villarreali deri në fund të sezonit aktual.
Ai te klubi spanjoll, ku është edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do ta bartë numrin 11.
Spanjolli 24-vjeçar me klubin tjetër të La Ligas ka kontratë deri në verën e vitit 2026.
Ai ka luajtur 14 ndeshje në të gjitha garat e sezonit aktual.