Sport

Fitore e thellë e Prishtinës në Rahovec

 

Sigal Prishtina ka fituar thellë ndaj Rahovecit të dielën.

Ndeshja e xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në basketboll përfundoi me rezultatin 82:48 në të mirë të Prishtinës. Që në çerekun e parë Prishtina dëshmoi se ka cilësi dukshëm më tepër se Rahoveci. Shfaqje e njëjtë vazhdoi deri në fund. Brooks Debischop u dallua te Prishtina me 12 pikë e dhjetë kërcime.