Sport

Leicesteri huazon Teten deri në verë

 

Leicester City ka huazuar brazilianin që luan në krah, Tete, nga skuadra ukrainase, Shakhtar Donetsk, deri në qershor të këtij viti.

22-vjeçari ka qenë i huazuar te skuadra franceze, Lyon, që nga marsi i vitit 2022, pas suspendimit të kontratës së tij me Shakhtarin.