Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle transferon sulmuesin e Evertonit

Newcastle United ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Evertonit, Anthony Gordon, për rreth 45 milionë funte. 21-vjeçari, që ka qenë pjesë e Evertonit që prej moshës 11-vjeçare, ishte synim i Chelseat në verë.

“Qëkur dëgjova për interesimin, isha i bindur se Newcastle është klubi i duhur për mua. Njerëzit ende nuk e kanë parë se çfarë jam në gjendje të bëj”, ka thënë Gordon për faqen zyrtare të Newcastlet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Produkti i Akademisë së Evertonit ka shënuar shtatë gola në 78 ndeshje, qëkur debutoi me ekipin e parë në vitin 2017.