Sport

Mba transferohet te Partizani i Tiranës

 

Njëri prej sulmuesve më të mirë në elitën e futbollit të Kosovës në stinorin vjeshtor, Christian Mba, që ishte pjesë e Trepçës ’89, është transferuar te Partizani i Tiranës.

Lajmi për transferimin e tij në elitën e futbollit të Shqipërisë, është bërë i ditur të dielën nga skuadra e Partizanit.