Sport

Bajrami e Vojvoda marrin nga një pikë

Empoli dhe Torino kanë marrë nga një pikë në kuadër të xhiros së 20-të të elitës së futbollit italian, Serie A.

Ndeshja e të shtunës përfundoi me rezultatin 2:2.

Sebastiano Luperto në minutën e 37-të dhe Razvan Marin në minutën e 69-të shënuan për vendësit.

Torino u rikthye me dy gola për tre minuta.

Samuele Ricci në minutën e 82-të shënoi për 2:1, kurse rezultatin final e vulosi Antonio Sanabria tre minuta më pas.

Nedim Bajrami luajti nga minuta e 72-të për Empolin, ndërsa Samir Ujkani ishte në bankën rezervë.

Mërgim Vojvoda te Torino ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 85-të.