Napoli i Amir Rrahmanit, megjithatë, do ta ketë në skuadër gjeorgjianin Khvicha Kvaratskhelia në derbin kundër Romës.
21-vjeçari që luan në krah te Napoli, nuk luajti në dy ndeshjet e fundit për shkak se ishte i sëmurë, por ai mori pjesë në stërvitjen e napolitanëve të mërkurën.
Kvaratskhelia ka nëntë gola të realizuar e 12 asistime në 20 ndeshje në të gjitha garat për Napolin këtë edicion.