Sport

Juventusit i hiqen 15 pikë

 

Gjykata Federale e Apelit ka pranuar kërkesën e prokurorit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) për të rihapur gjyqin sportiv kundër Juventusit për përdorimin e pretenduar të fitimeve kapitale të falsifikuara dhe i ka dënuar me zbritje prej 15-pikësh.

Prokurori i FIGC, Giuseppe Chine, i kërkoi Gjykatës Federale të Apelit të rihapë procedurat kundër Bianconerëve pas zbulimeve të reja nga hetimi i Prismas, që po analizon praktikat e fundit financiare të klubit dhe pagesat e pretenduara sekrete të lojtarëve të rënë dakord gjatë fazave të hershme të pandemisë COVID-19.