Sport

Kosova siguron një kampione botërore të kërcimeve me ski

Garuesja në kërcime me ski, Sophie Sorschag, do të garojë për Kosovën tash e tutje. Këtë e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës të enjten mbrëma. Sorschag është kampione e botës me Austrinë në konkurrencë ekipore për vitin 2021, ka njoftuar KOK-u.

Vitin e kaluar mori pjesë në Lojërat Olimpike në Pekin.

“Marrëveshja mes drejtuesve të Federatës Skitare të Kosovës, kryetarit Milaim Kelmendi e nënkryetarit Bujar Turjaka dhe ekipit të Sorschag, u arrit sot në Lubjanë të Sllovenisë”, ka njoftuar KOK-u.

Në Kosovë garat me kërcime me ski nuk janë fare të zhvilluara. Deri më tani Kosova nuk ka pasur garuese në këtë disiplinë atraktive.