Sport

Laroshi, portier i ri i Llapit

Llapi po vazhdon me përforcime për stinorin pranveror. Të enjten mbrëma skuadra llapjane zyrtarizoi transferimin e portierit Vokli Laroshi.

21-vjeçari është nga Elbasani, ndërsa ka luajtur për Shpresat e Shqipërisë në të kaluarën.

Me Laroshin, Llapi ka firmosur për dy vjet e gjysmë. Ai ishte më herët te Partizani i Tiranës dhe Turbina.