Sport

Llapi barazon ndaj ekipit të Kategorisë së dytë hungareze

Ka përfunduar baras 1:1 ndeshja në mes të Llapit dhe skuadrës së Kategorisë së dytë të Hungarisë, Tiszakecskei.

Kjo ndeshje miqësore u zhvillua në Antalia, ku edhe dy skuadrat po i zhvillojnë përgatitjet.

Golin e vetëm e shënoi sulmuesi, Rinor Hoxha, që iu bashkua ditë më parë.

Më 21 janar Llapi do të përballet me Ballkanin në Superkupën e Kosovës.