Sport

Barcelona përfundon interesimin për Coutinhon

Lajme shumë të mira vijnë për fansat e Liverpoolit nga mediat britanike – Barcelona ka përfunduar interesimin për yllin Philippe Coutinho, raporton Liverpool Echo, gazetë e afërt me klubin nga Anfield Road.

Skuadra e Jurgen Klopp ka bërë të ditur se nuk dëshiron shitjen e brazilianit për asnjë çmim, dhe tani Barcelona ka kthyer sytë kah synimet e tjera.

Është ylli i Juventusit, Paulo Dybala që po kërkohet me ngulm nga katalunasit për të zëvendësuar Neymarin, dhe gazetat italiane, Corriere dello Sport dhe Gazzetta dello Sport raportojnë se argjentinasi tani është synimi kryesor i Barcelonës.