Astrit Kryeziu, i fundit në Kampionatin Botëror të Atletikës në Londër

05 August 2017 15:32

Atleti Astrit Kryeziu i cili ka përfaqësuar Kosovën në disiplinën 800 metra, ka përfunduar i fundit në Kampionatin Botëror të Atletikës që po mbahet në Londër.

Ai madje nuk ka arritur ta përmbush as synimin që kishte, që të përmirësojë kohën e tij në këtë garë. Koha e tij më e mirë ishte 1:48.67, e arritur në Lojërat e teta frankofone të mbajtura në fund të muajit të shkuar në Abixhan të Bregut të Fildishtë, ku Kryeziu doli i katërti në disiplinën 800 metra.

Në Londër, ai ka mbetur i fundit në baterinë e tij, me kohë 1:49.80.

Rekordi i tij personal mbetet 1:48.03 sekonda.

Në këtë kampionat marrin pjesë 2038 atletë nga 205 shtete.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme