Skuadra e Llapit e ka zhvilluar stërvitjen e parë përgatitore në Antalia të Turqisë.
Siç njofton klubi, futbollistët kanë zhvilluar seancë të lehtë për shkak të udhëtimit nga Kosova për në Turqi. “Gjendja e futbollistëve është shumë e mirë dhe pritet që ekipit sot t'i bashkohen edhe dy mbrojtësit Bianor Neto dhe Fernandinho.
Nga nesër, skuadra do vijoj me stërvitje nga dy-herë në ditë sipas planit të paraparë nga shtabi teknik”, shkruan në njoftimin e Llapit. Llapi në Antalia do t’i zhvilloj disa ndeshjes miqësore e po ashtu edhe Superkupën e Kosovës kundër kampionit, Ballkanit.
Llapi është fitues i Kupës së Kosovës.