Sport

Baseli nuk llogarit shumë në Zeqirin, sulmuesi pritet të kthehet te Brightoni

Descriptive Text

Sulmuesi Andi Zeqiri është i huazuar te Baseli zviceran nga Brightoni deri në fund të edicionit aktual. Por klubi zviceran nuk po llogarit shumë në Zeqirin dhe ai mund të kthehet që këtë muaj në klubin anglez. Kështu të paktën ka shkruar gazeta e madhe zvicerane, Blick, të dielën.

23-vjeçari ka shënuar tri gola për Baselin në 12 paraqitje. I ka edhe tri gola në gjashtë ndeshje në Ligën e Konferencës.

Në edicionin e kaluar Zeqiri ishte i huazuar tek Augsburgu në Bundesligë. Te Brightoni nuk ishte stabilizuar dhe për këtë arsye vazhdon të huazohet.

Zeqiri i ka shtatë paraqitje për Zvicrën.