Sport

Kampioni i pandalshëm për fitoren e 13-të radhazi

 

Çereku i katërt ishte vendimtar për fitoren e 13-të radhazi të kampionit të Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli, të shtunën ndaj Ponte Prizrenit. Therandasit triumfuan 73:64.

Në letër, Ponte Prizreni ishte vendës, por për shkak të punimeve në “Sezai Surroi”, ndeshja u luajt në “13 Qershori”. Të dy skuadrat u përballen mes vete edhe para tre ditësh në palestrën e njëjtë, në ndeshjen e mbetur, ku kishte triumfuar Ylli.