Thompson mendon të vazhdojë dominimin në 100 metra

Thompson mendon të vazhdojë dominimin në 100 metra

05 August 2017 12:30

Kampionia e dyfishtë olimpike, Elaine Thompson, thotë se ka kaluar problemet që ka pasur me tejzën e Akilit dhe po ndihet optimiste, derisa po synon të shtojë titullin e botës në 100 metra sprint në vitrinën e saj të trofeve, shkruan sot Koha Ditore.

Xhamajkania, 25-vjeçare ka hequr dorë nga mundësia që të bëhet femra e parë që mban titujt në 100 dhe 200 metra sprint si në Lojërat Olimpike, ashtu, edhe në Botëror, duke u përcaktuar të garojë në Botërorin në Londër vetëm në 100 metra.

"Kam bërë shumë 200-metërsha këtë stinor, kështu që trajneri im vendosi që të shkojmë vetëm në 100 metra këtë vit dhe jam shumë e entuziazmuar, pasi garimi në dy garat në Rio ishte mjaft i vështirë vitin e kaluar, kështu që mezi po pres të garoj kësaj radhe në 100 metra dhe 4x100 metra. Do të jetë një kampionat i madh", ka thënë Thompson.

 (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme