Sport

Trajtimi i atletëve afrikanë si skllevër

Era e një gjelle peshku mund të nuhatet në shtëpinë e Lily Abdullayevas, që është rreth 40 minuta me veturë nga kryeqendra Addis Ababa, duke kaluar nëpër fshatra me kasolle dhe ku shihen fëmijët duke luajtur zbathur me fanellat e Manchester Unitedit, shkruan sot Koha Ditore.

Një shtëpi modeste me tulla, është rrethuar me gardh, jashtë të cilit disa lopë shihen duke kullotur. Në dhomë gjendet vjehrra e saj në një dyshek në tokë me Beheyawin, të birin 13-muajsh të Lilyt.

Është një skenë tipike e një jete të klasës së mesme në kryeqendrën e Etiopisë, Adis Ababa, por numri i madh i medaljeve që nxjerrë Lily nga një thes është vetëm fillimi i një storie tjetër. Ajo ofron një dritare në anën e errët të atletikës elitare ku atletët afrikanë blihen nga shtetet e pasura arabe dhe të Lindjes së Mesme, disa prej të cilëve lihen anash kur nuk fitojnë më.

"Ne trajtohemi si skllevër sportivë"

"Më premtuan një pagë të mirë, një shtëpi dhe vetura luksoze nëse fitoj gara. Por, kurrë nuk i mora ato. Më janë vjedhur edhe paratë e shpërblimeve të garave, më kanë mashtruar për të marrë doping dhe do të këshilloja të gjithë të mos bëjnë të njëjtën gjë", thotë Lily.

 (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.