Sport

Bellinghami ende nuk është pajtuar me dështimin e Anglisë në Botëror

Foto: AP
 

Jude Bellingham ende nuk është pajtuar me dështimin e Përfaqësueses së Anglisë në Kupën e Botës “Katari 2022”. Mesfushori i Borussia Dortmundit tha të enjten se ende mendon se çfarë mund të kishte bërë më mirë për të parandaluar eliminimin e Anglisë në fazën e hershme të turneut në Katar.

Anglia u eliminua në çerekfinale nga Franca. U mposht me rezultatin 2:1. Sulmuesi Harry Kane pati mundësinë për të barazuar shifrat në fund të ndeshjes, por dështoi nga penalltia.