Sport

Luzerni ende nuk bindet për ta liruar Jasharin

Luzerni nuk ka marrë ende ndonjë ofertë konkrete për ta liruar kapitenin Ardon Jashari. Në Zvicër ka raportime se Jashari mund ta vazhdojë karrierën në ndonjë klub tjetër.

Interesimi për mesfushorin e Zvicrës kanë shprehur disa skuadra të njohura në Evropë, përkatësisht Itali, Gjermani dhe Skoci.

“Për momentin ai është duke u bërë gati për të filluar me ne pjesën e dytë të sezonit. Deri më tani nuk kemi parë asnjë shenjë se kjo mund të ndryshojë”, ka thënë kryetari i bordit të drejtorëve, Stefan Wolf për “Luzerner Zeitung”.

Jashari është kapiten i Luzernit. 20-vjeçari me Luzernin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Ai sezonin aktual në Superligë ka kontribuar me katër asistime në 15 ndeshje.